Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Villarreali dhe Arsenali në duelin e parë gjysmëfinal

Villarreali dhe Arsenali zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës në Estadio de la Ceramica.

Për të arritur në këtë fazë, Nëndetësja e Verdhë u tregua skuadër më e mirë se Dinamo Zagrebi, të cilën e eliminoi me rezultat të përgjithshëm prej 3-1.

Arsenali ishte bindës në çerekfinale kundër Slavia Pragës, skuadër të cilën e mposhti me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Trajnerët Unai Emery dhe Mikel Arteta i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues, me të cilët do ta nisin sfidën.


Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Pau Torres, Albiol, Pedraza; Trigueros, Capoue, Parejo; Chukwueze, Alcácer, Gerard Moreno

Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Chambers, Holding, Pablo Marí; Smith Rowe, Ceballos, Partey, Xhaka, Saka; Odegaard; Pépé


/Telegrafi/

Exit mobile version