Telegrafi

Formacionet startuese: Unitedi në kërkim të fitores ndaj Crystal Palace

Manchester Unitedi është nikoqir i Crystal Palace për ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq mbajnë vendin e tetë në tabelë me 20 pikë të arkëtuara nga gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Crystal Palace renditet në vend të 18-të me vetëm tetë pikë të grumbulluara nga dy fitore, dy barazime dhe tetë humbje.

Unitedi është favorit kur kihet parasysh se loja zhvillohet në Old Trafford dhe ka skuadër më cilësore se kundërshtari.

Jose Mourinho dhe Roy Hodgson i kanë gati formacionet për këtë përballje të rëndësishme.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Darmian, Smalling, Lindelof, Young, Matic, Pogba, Mata, Lingard, Martial, Lukaku.

Formacioni startues i Crystal Palace: Hennessey, Bissaka, Tomkins, Sakho, Van Aanholt, McArthur, Milivojevic, Kouyata, Meyer, Townsend, Zaha. /Telegrafi/