Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ’89 dhe Besa zhvillojnë sfidën e xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Mitrovicasit pozicionohen në vend të tetë në tabelë me 14 pikë dhe objektivi i tyre është që të shmangen sa më shumë nga zona e rrezikut.
Në anën tjetër, pejanët mbajnë vendin e fundit në renditje me vetëm gjashtë pikë të arkëtuara dhe do të bëjnë përpjekje që të arkëtojnë sa më shumë pikë.
Formacioni startues i Trepçës ’89: Prince, Kacar, Okonkwo, Berisha, Ard. Muja, Jashari, Nimani, Darwish, Avdyli, Shala, Arb. Muja.
Formacioni startues i Besës: Kolaj, Scekic, Ajdini, Breno, Xhaka, Halili, Sheqerolli, Sebastien, Brruti, Krasniqi, Tahiri.
Takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Besës në stadiumin “Riza Lushta” fillon në orën 13:00. /Telegrafi/