Telegrafi

Formacionet startuese: Tottenhami dhe Dortmundi pritet të zhvillojnë një përballje interesante

Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Takimi zhvillohet në Wembley dhe pritet të jetë një përballje mjaft e hapur me futboll interesant.

Spursat renditen në vend të tretë në Ligën Premier dhe janë në garë për pozitat e para në tabelë, ndërsa BVB është lider i Bundesligas.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Lucien Favre i kanë caktuar njëmbëdhjetëshit startues për këtë sfide.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Foyth, Vertonghen, Winks, Sissoko, Eriksen, Lucas, Son.

Formacioni startues i Borussia Dortmund: Burki – Hakimi, Toprak, Zagadou, Diallo – Witsel, Delaney – Pulisic, Dahoud, Sancho – Gotze.

Ndeshja tjetër e kësaj mbrëmjeje (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve zhvillohet ndërmjet Ajaxit dhe Real Madridit. /Telegrafi/