Telegrafi

Formacionet startuese të duelit ndërmjet Sportingut dhe Realit

Real Madridi është mysafir i Sportingut të Lisbonës për ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Me barazim ose me fitore, Los Blancos do ta sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, por duhet të luftojnë me Borussia Dortmundin për pozitën e parë në Grupin F.

BVB aktualisht ka 10 pikë, dy më shumë se Mbretërit, ashtu që ekipi i Zinedine Zidane duhet të fitojë, për të shpresuar për vendin e parë në grup.

Formacioni startues i Sporting CP: Rui Patricio; Marvin, Ruben Semedo, Coates, Joao Pereira; William; Adrien, Bryan Ruiz, Gelson; Bruno Cesar, Bas Dost.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Kovacic, Vazquez, Bale; Isco, Ronaldo.

/Telegrafi/