Roma është mysafir i CSKA Moskës për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Giallorossët e fituan me rezultat 3-0 ndeshjen e parë kundër skuadrës ruse ne Olimpico dhe tash këto dy skuadra do të ndeshen në VEB Arena.
AS Roma v #CSKA – 3:0. Red-Blues suffered defeat in Rome https://t.co/WOQMh0N4Si pic.twitter.com/fTtnypPT0A
— PFC CSKA Moscow (@PFCCSKA_en) October 23, 2018
Ekipi italian është në vend të dytë në grup me gjashtë pikë, nga dy fitore dhe një humbje, aq sa ka edhe Real Madridi në vend të parë.
CSKA ka arkëtuar katër pikë, nga një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe pozicionohet në vend të tretë në grup.
Trajnerët Viktor Goncharenko dhe Eusebio Di Francesco i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.
Another big #UCL performance required tonight… ⭐️🐺⭐️
#ASRoma #CSKARoma pic.twitter.com/yMSuEiOk9y— AS Roma English (@ASRomaEN) November 7, 2018
Formacioni startues i CSKA Moskës:Akinfeev; Becao, Magnusson, Nababkin; Fernandes, Oblyakov, Akhmetov, Sigurdsson; Bijol, Vlasic; Chalov.
Formacioni startues i Romës: Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Florenzi, Lo Pellegrini, Kluivert; Dzeko.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Real Madridit. /Telegrafi/