Telegrafi

Formacionet startuese: Roma duhet të fitojë ndaj Shakhtarit

Roma dhe Shakhtar Donetsku zhvillojnë ndeshjen kthyese të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Në takimin e zhvilluar në Donbass Arena, skuadra ukrainase fitoi me rezultat 2-1.

Giallorossët duhet të fitojnë me rezultat 1-0 apo në rast se kundërshtari realizon, duhet të kenë epërsi prej dy golash.

Shakhtari vazhdon tutje me çfarëdo barazimi apo fitoreje, si dhe humbje me një gol diferencë nëse i shënon më shumë se dy gola. Rezultati 2-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Trajnerët Eusebio Di Francesco dhe Paulo Fonseca i kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat më të mirë, të cilëve u besojnë për ta fituar këtë sfidë.

Formacioni startues i Romës: Alisson, Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov, Nainggolan, De Rossi, Strootman, Cengiz, Dzeko, Perotti.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov, Budko, Ordets, Rakitsky, İsmaily, Fred, Stepanenko, Marlos, Taison, Bernard, Ferreyra.

/Telegrafi/