Në Estadio Santiago Bernabeu, Real Madridi është nikoqir i Shakhtar Donetskut në ndeshjen e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Los Blancos qëndrojnë në kuotën e gjashtë pikëve pas tri xhirove të para në Grupin D, nga dy fitore dhe një humbje të regjistruar, aq sa ka edhe Sheriff Tiraspol.
Ndërkaq, Shakhtari ka regjistruar një barazim dhe dy humbje, ashtu që ka një pikë të fituar.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Roberto De Zerbi i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Modric, Kroos, Vazquez, Vinicius Jr., Benzema.
Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Trubin, Dodo, Marlon, Marviyenko, Ismaily, Tete, Maycon, Stepanenko, Patrick, Mudryk, Fernando.
/Telegrafi/