Telegrafi

Formacionet startuese: Reali kërkon kreun e tabelës me triumf ndaj Valladolidit

Real Madridi është mysafir i Real Valladolidit në ndeshjen e javës së 21-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Pas humbjes së Barcelonës (nga Valencia), Los Blancos kanë pikë të barabarta me Blaugranët (nga 43) dhe në rast fitoreje, do të bëhen lider duke u shmangur në tri pikë.

Nga ana tjetër, Valladolidi është pesë pikë larg zonës së rrezikut, prandaj do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Sergio dhe Zinedine Zidane, të cilën i kanë caktuar lojtarët që do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Real Valladolidit: Masip; Antoñito, Kiko Olivas, Joaquín, Salisú, Raúl Carnero; Míchel, Alcaraz, Fede San Emeterio; Enes Ünal, Guardiola.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Ramos, Varane, Nacho, Kroos, Benzema, Modric, Casmiro, Isco, Mendy, Rodrygo. /Telegrafi/