Telegrafi

Formacionet startuese: Reali dëshiron të vazhdojë me frymën triumfuese edhe ndaj La Corunas

Real Madridi ka udhëtuar te Deportivo La Coruna për ta nisur sezonin e ri 2017/2018 në kampionatin spanjoll të futbollit.

Mbretërit u shpallën kampionë të La Ligas në edicionin e kaluar, pastaj e fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Superkupën e Spanjës në këtë fillimsezoni.

Zinedine Zidane dhe të zgjedhurit e tij duan ta fillojnë edhe sezonin e ri në këtë frymë dhe një fitore ndaj kundërshtarit të sotëm (e diel) do të shënonte një fillim të ri drejt suksesit.

Ekipi i Pepe Mel i shpëtoi rënies nga liga në edicionin e kaluar dhe të njëjtin objektiv e kanë edhe këtë sezon, ndërsa një rezultat pozitiv nga kampionit do të ishte më se i mirëpritur.

Formacioni startues i Deportivo La Corunas: Ruben, Juanfran, Schar, Sindei, Luisinho, Pedro Msquera, Guilherme, Celso Borges, Fede Cartabia, Bakkali, Andone.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Nacho, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric, Isco; Bale, Benzema.

/Telegrafi/