Telegrafi

Formacionet startuese: PSG synon të vazhdojë rekordin e fitoreve edhe ndaj Metz

Paris Saint-Germaini është mysafir i Metz në Stade Saint Symphorien, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së shtatë në Ligue 1.

Kryeqytetasit kanë regjistruar gjashtë fitore në po aq takime të zhvilluara dhe kryesojnë në tabelë me 18 pikë.

Metz është ekipi i fundit në renditje, me vetëm tri pikë të grumbulluara nga tri barazime dhe tri humbje.

Trajnerët Frederic Antonetti dhe Mauricio Pochettino i kanë përzgjedhur njëmbëdhjetëshat, me të cilët do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Metz: Oukidja; Centonze, Bronn, Kouyaté, Udol; Maïga, Pajot, Sarr; Gueye, Niane, Yadeg.

Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Wijnaldum, Danilo Pereira, Rafinha; Neymar, Icardi, Mbappé.

/Telegrafi/