Telegrafi

Formacionet startuese: PSG luan vetëm për pikë të plota ndaj Maccabit

Paris Saint-Germaini është mysafir i Maccabi Haifas në Sammy Ofer Stadium për ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Kampioni francez mori pikë të plota përballë Juventusit në sfidën e parë dhe ka për qëllim të vazhdojë në të njëjtën mënyrë.

Ekipi izraelit pësoi humbje në raundin e parë nga Benfica dhe do ta ketë akoma më të vështirë përballjen ndaj PSG-së.

Zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë në këtë takim e kanë bërë trajnerët Barak Bakhar dhe Christophe Galtier.


Formacioni startues i Maccabi Haifas: Cohen; Sundgren, Batubinsika, Goldberg, Cornud; Abu Fani, Lavi, Chery; Haziza, Pierrot, Atzili.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Danilo; Mukiele, Verratti, Vitinha, Nuno Mendes; Messi; Mbappe, Neymar.


/Telegrafi/