Telegrafi

Formacionet startuese: PSG luan kundër Dijonit në Kupën e Francës

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Dijonit për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Francës (Coupe de France).

Në të tetën e finales, PSG pati një kundërshtar të lehtë, FC Villefranche – skuadrën që bën gara në ligën e tretë franceze, mirëpo fitoi vetëm pas vazhdimeve (3-0).

Ndërsa me të njëjtin rezultat (3-0), Dijoni triumfoi kundër ekipit që garon në ligën e katërt të Francës, Iris Club de Croix.

Kampioni francez është favorit për ta kaluar edhe këtë fazë, por edhe për ta fituar Kupën e Francës duke e mbrojtur sërish titullin e fituar.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Antoine Kombouare i kanë gati skuadrat për këtë takim.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Buffon – Thiago Silva, Kehrer, Kimpembe – Meunier, Draxler, Verratti, Paredes, Di Maria, Bernat – Choupo-Moting.

Formacioni startues i Dijonit: Runarsson, Chafik, Lautoa, Aguerd, Haddadi, Balmont, Amalfitano, Coulibaly, Kwon, Tavares, Sliti.

/Telegrafi/