Paris Saint Germaini dhe Anderlechti përballen në kuadër të xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e vlefshme për Grupin B zhvillohet në Stade Constant Vanden Stock në Bruksel.
Ekipi francez hyn në këtë ndeshje pas dy fitoreve në dy xhirot e para dhe me gjashtë pikë të arkëtuara.
Lojtarët e Unai Emeryt në takimin e parë e mposhtën Celticun me rezultat 5-0, kurse në të dytin Bayern Munichun me rezultat 3-0.
Të zgjedhurit e Hein Vanhaezebrouck do ta kenë të vështirë t’i bëjnë ballë skuadrës së fuqishme të PSG-së.
Në dy xhirot e para, Anderlechti ka pësuar dy humbje. Celticu e mposhti me rezultat 3-0, kurse Bayerni me rezultat 3-0.
Formacioni startues i Paris Saint Germainit: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Verratti, Motta, Rabiot; Mbappe, Cavani, Neymar.
Formacioni startues i Anderlechtit: Sels; Dendoncker, Mbodj, Deschacht; Appiah, Kums, Trebel, Onyekuru; Gerkens, Teodorczyk, Hanni.
Takimi tjetër i Grupit B zhvillohet ndërmjet Bayern Munichut dhe Celticut. /Telegrafi/
De Paris 🛫 à Bruxelles 🛬
🔴🔵 #AllezParis pic.twitter.com/r6O3LzDqf0
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 17, 2017
⚽ The day before #ANDPSG! 💪 Come on you Mauves! 💜 #RSCA #COYM #UCL pic.twitter.com/JwISA0MVrf
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) October 17, 2017