Telegrafi

Formacionet startuese: Prishtina dhe Arbëria duan t’u kthehen fitoreve

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arena e përballjes së xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Arbërisë.

Të dyja skuadrat hyjnë në këtë takim pas humbjeve të njëpasnjëshme, ashtu që objektivi i tyre është më se i qartë.

Edhe Prishtina edhe Arbëria kanë arkëtuar nga 11 pikë në xhirot paraprake, ndërkohë që bardhekaltrit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Maliqi, Pefqeli, Mankenda, Gavazaj, John.

Formacioni startues i Arbërisë: Kaçiu, Arrabal, Bahtiri, Llugiqi, Zabërgja, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Pira.

Takimi ndërmjet Prishtinës dhe Arbërisë në stadiumin “Fadil Vokrri” fillon në orën 13:30. /Telegrafi/