Porto dhe Atletico Madridi përballen në Estadio do Dragao për një vend në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Skuadra portugeze është e dyta në Grupin B me pesë pikë, derisa ekipi spanjoll ka katër pikë (aq sa ka Milani ne vend të tretë) dhe qëndron në pozitën e fundit.
Fitorja është e nevojshme për të dyja ekipet, por derisa Porto e siguron kualifikimin me triumf, Atletico duhet ta presë edhe rezultatin e ndeshjes ndërmjet Rossonerëve dhe Liverpoolit.
Six hours to go. pic.twitter.com/0vB0H16xZm
— Atlético de Madrid (@atletienglish) December 7, 2021
Trajnerët Sergio Conceicao dhe Diego Simeone i kanë caktuar taktikat e tyre për këtë sfidë vendimtare.
Formacioni startues i Portos: Diogo Costa; João Mário, Mbemba, Pepe, Zaidu; Luis Díaz, Grujic, Vitinha, Otávio; Taremi, Evanilson
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Marcos Llorente, Vrsaljko, Hermoso, Carrasco; De Paul, Koke, Kondogbia, Lemar; Griezmann, Luis Suárez.
Our starting XI for tonight’s battle. pic.twitter.com/1vaFowBGuP
— Atlético de Madrid (@atletienglish) December 7, 2021
/Telegrafi/