Manchester City është nikoqir i Hoffenheimit për ndeshjen e xhiros së fundit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i Pep Guardiolas është në krye të Grupit F me 10 pikë dhe i nevojitet së paku një barazim për ta siguruar vendin e parë në grup.
Nga ana tjetër, skuadrës së Julian Nagelsmann i nevojitet fitorja për të shpresuar për një kualifikim në Europa League, gjë që e ka shumë të vështirë.
Let's wrap-up the group stage in style! ⚽️
City v Hoffenheim
UEFA Champions League
Etihad Stadium
20:00 UK#cityvtsg pic.twitter.com/wcnAJDQGiG— Manchester City (@ManCity) December 12, 2018
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Stones, Laporte, Otamendi, Zinchenko; Gundogan, Foden, Bernardo; Sane, Sterling, Jesus.
Formacioni startues i Hoffenheimit: Baumann; Geiger, Nuhu, Hübner; Kaderabek, Grillitsch, Bittencourt, Schulz; Brenet, Kramaric, Joelinton.
Sfida tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Shakhtar Donetskut dhe Lyonit.
Skuadra franceze duhet të fitojë dhe të shpresojë në humbjen e Cityt në mënyrë që të ngritet në vend të parë në grup. /Telegrafi/