Telegrafi

Formacionet startuese: Me ndeshjen ndaj Shakhtarit, City kërkon ta sigurojë vendin e parë në grup

Manchester City është nikoqir i Shakhtar Donetskut në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ekipi anglez e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt, por dëshiron ta sigurojë edhe vendin e parë në Grupin C.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Luis Castro i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Fernandinho, Otamendi, Angelino, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Sterling, G Jesus.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov; Alan Patrick, Dodo, Ismaily, Konoplyanka, Kovalenko, Kryvstov, Matviienko, Moraes, Stepanenko, Tete.

Atalanta dhe Dinamo Zagrebi e zhvillojnë sfidën tjetër në kuadër të këtij grupi. Ndërsa vlen të theksohet se (pos Cityt që e ka siguruar kualifikimin) pozita e dytë në grup mbetet e hapur për të tria skuadrat. /Telegrafi/