Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Romës dhe CSKA Moskës.
Me një fitore dhe një humbje nga dy ndeshjet e para, Giallorossët mbajnë vendin e tretë në tabelë me tri pikë të arkëtuara (aq sa ka edhe Real Madridi një pozitë më lartë)
🐺⚽️#DDR #ASRoma pic.twitter.com/RWYNSSkcXz
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 22, 2018
Skuadra ruse është në krye të Grupit G me katër pikë, nga një fitore dhe një barazim.
Pritet të jetë një përballje taktikash edhe ndërmjet trajnerëve Eusebio Di Francesco dhe Viktor Goncharenko.
Formacioni startues i Romës: Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Santon; De Rossi, Nzonzi; Under, Lorenzo Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko.
Formacioni startues i CSKA Moskës: Pomazun, Fernandes, Chernov, Magnusson, Nababkin, Akhmetov, Oblyakov, Vlasic, Sigurdsson, Becao, Chalov.
Наш состав на игру в Вечном городе!#ЦСКА: Помазун, Фернандес, Магнуссон, Чернов, Бекао, Набабкин, Обляков, Ахметов, Сигурдссон, Влашич, Чалов
Запасные: Кырнац, Дзагоев, Ефремов, Нисимура, Гордюшенко, Жамалетдинов, Хосонов pic.twitter.com/Me4ihyd7EB
— ПФК ЦСКА Москва (@pfc_cska) October 23, 2018
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Real Madridit dhe Viktoria Plzenit. /Telegrafi/