Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Liverpooli zhvillon 90 minutat e mbetura ndaj Portos, para kualifikimit zyrtar në çerekfinale

Liverpooli është nikoqir i Portos për ta zhvilluar ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Redsat fituan me rezultat 5-0 në Estadio do Dragao, prandaj janë favoritë absolutë për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Atyre iu mbetet që t’i zhvillojnë 90 minutat e mbetura në Anfield, në mënyrë që edhe zyrtarisht ta konfirmojnë kualifikimin e mëtutjeshëm.

Jurgen Klopp nuk ka pasur nevojë që të bëjë shumë përgatitje për këtë ndeshje, duke qenë se rezultati është praktikisht i pamundur që të përmbyset.

Këtë gjë e di edhe homologu i tij te skuadra kundërshtare, Sergio Conceicao, i cili do të përpiqet që të mos humbë me aq gola sa humbi në terren vendas.

Formacioni startues i Liverpoolit: Karius, Gomez, Matip, Lovren, Moreno, Milner, Henderson, Can, Lallana, Mane, Firmino.

Formacioni startue si Portos: Casillas; Maxi Pereira, Felipe, Reyes, Diogo Dalot, Oliver, Andre Andre, Bruno Costa, Corona, Waris, Aboubakar.

/Telegrafi/

Exit mobile version