Telegrafi

Formacionet startuese: Juventusi për pikë të plota ndaj Spezias

Juventusi përballet me Spezian në ndeshjen e xhiros së 25-të në Serie A që zhvillohet në Allianz Stadium.

Bianconerët mbajnë vendin e tretë në tabelë me dhjetë pikë më pak se lideri Inter, prandaj do të kërkojnë pikë të plota për ta ngushtuar diferencën.

Spezia numëron 25 pikë dhe renditet e 14-ta në tabelë, ndërsa ka për objektiv mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Trajnerët Andrea Pirlo dhe Vincenzo Italiano i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë sfidën.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Demiral, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Kulusevski, Ronaldo.

Formacioni startues i Spezias: Provedel; Vignali, Erlic, Terzi, Marchizza; Estevez, Sena, Maggiore; Farias, Nzola, Gyasi.

/Telegrafi/