Telegrafi

Formacionet startuese: Juventusi nuk duhet të gabojë ndaj Parmas

Parma është kundërshtari i Juventusit në Allianz Stadium, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së 32-të në Serie A.

Zonja e Vjetër lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi renditet e katërta në tabelë me vetëm dy pikë më shumë se Napoli që ndodhet më poshtë.

Njëmbëdhjetëshat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë janë përcaktuar nga trajnerët Andrea Pirlo dhe Roberto D’Aversa.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Parma është në zonën e rrezikut me 10 pikë larg mundësisë për mbijetesë, prandaj në sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Serie B.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, Bentancur, McKennie; Dybala, Ronaldo.

Formacioni startues i Parmas: Colombi; Laurini, Bani, Osorio, Pezzella; Grassi, Brugman, Kurtic; Man, Pelle, Gervinho.

/Telegrafi/