Telegrafi

Formacionet startuese: Interi me plan për t’u përforcuar në krye ndaj Sassuolos

Në Giuseppe Meazza zhvillohet ndeshja e mbetur e Serie A ndërmjet Interit dhe Sassuolos.

Nerazzurrët kryesojnë kampionatin italian me tetë pikë më shumë se përcjellësi i parë Milan dhe synojnë të përforcohen në krye.

Sassuolo është larg zonës së rrezikut dhe po ashtu e ka të vështirë të përfshihet në zonën evropiane të tabelës.

Trajnerët Antonio Conte dhe Roberto De Zerbi i kanë përgatitur formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Darmian; Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Young; Lautaro Martinez, Lukaku.

Formacioni startues i Sassuolos: Consigli; Toljan, Chiriches, Marlon, Rogerio; Obiang, Lopez; Traore, Djuricic, Boga; Raspadori.

/Telegrafi/