Telegrafi

Formacionet startuese: Interi kërkon kreun në sfidën ndaj Cagliarit

Interi dhe Cagliari ndeshen në Giuseppe Meazza për sfidën e javës së 17-të në Serie A.

Nerazzurrët mbajnë vendin e dytë në tabelë me dy pikë më pak se Milani dhe në rast fitoreje do të liderë.

Cagliari ka arkëtuar vetëm 10 pikë dhe pozicionohet në zonën e rrezikut, në vend të 18-të në renditje.

Trajnerët Simone Inzaghi dhe Walter Mazzarri i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Alexis Sanchez, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Caceres, Godin, Carboni; Bellanova, Deiola, Marin, Grassi, Dalbert; Keita, Joao Pedro./Telegrafi/