Ndeshjen e javës së 28-të në Serie A, Interi e zhvillon si mysafir i Parmas në Ennio Tardini Stadium.
Angazhimi i Nerazzurrëve është më shumë për të ruajtur vendin që e dërgon në Ligën e Kampionëve, duke qenë se tashmë Juventusi ndodhet 11 pikë larg në tabelë.
Nga ana tjetër, parmanët mund të shpresojnë për një vend në Ligën e Evropës, pasi që nuk ndodhen shumë larg vendit të shtatë.
Trajnerët Roberto D’Aversa dhe Cristian Stellini (asistenti i Antonio Contes) i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Parmas: Sepe; Laurini, Dermaku, Alves, Gagliolo; Kurtic, Scozzarella, Kucka; Kulusevski, Cornelius, Gervinho.
Formacioni startues i Interit:Handanovic; Godin, De Vrij, D’Ambrosio; Candreva, Barella, Gagliardini, Biraghi; Eriksen; Martinez, Lukaku. /Telegrafi/