Në Ibrox Stadium zhvillohet ndeshja kthyese e fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës ndërmjet Rangers dhe Borussia Dortmund.
Takimi i parë i zhvilluar në Signal Iduna Park përfundoi me fitoren e ekipit skocez me rezultat 4-2, ashtu që skuadra gjermane do ta ketë të vështirë përmbysjen e këtij rezultati.
Trajnerët Giovanni van Bronckhorst dhe Marco Rose i kanë zgjedhur formacionet që do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Rangers: McGregor; Tavernier, Goldson, Bassey, Barisic; Lundstram, Jack, Aribo; Arfield, Morelos, Kent
Formacioni startues i Borussia Dortmund: Kobel; Meunier, Hummels, Can, Schulz; Hazard, Bellingham, Dahoud; Brandt, Reus; Malen.
Në këtë fazë janë përfshirë skuadrat që kanë përfunduar në vendin e dytë në grup në Ligën e Evropës (Rangers) dhe ato që kanë përfunduar në vend të tretë në Ligën e Kampionëve (Borussia Dortmund), ndërsa fituesi do të vazhdojë në 1/8 e finales në Ligën e Evropës. /Telegrafi/