Telegrafi

Formacionet startuese: City pret të konfirmohet si çerekfinalist në takimin ndaj Sportingut

Manchester City është nikoqir i Sporting Lisbonës në Etihad Stadium për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze e fitoi me rezultat 5-0 sfidën e parë në udhëtim duke e siguruar çerekfinalen që në atë takim.

Sportingu e ka të pamundur që t’i ndryshojë gjërat në këtë përballje, ashtu që do të shpresojë që të mos deklasohet sërish dhe të pranojë sa më pak gola.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Ruben Amorim i kanë zgjedhur formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Egan-Riley, Stones, Laporte, Zinchenko, Fernandinho, Gundogan, Bernardo, Sterling, Foden, Jesus.

Formacioni startues i Sporting Lisbonës: Adan; Inacio, Coates, Luis Neto; Pedro Porro, Ugarte, Matheus Reis, Tabata; Sarabia, Slimani, Paulinho.

/Telegrafi/