Telegrafi

Formacionet startuese: City nuk guxon të lëshojë pikë ndaj Crystal Palace

Manchester City është mysafir i Crystal Palace në Selhurst Park për ndeshjen e vlefshme të Ligës Premier.

Citizens janë në krye të kampionatit anglez me tri pikë më shumë se Liverpooli, prandaj nuk guxojnë të lëshojnë pikë, sepse Redsat mund t’u afrohen.

Crystal Palace ka grumbulluar 33 pikë deri më tani dhe qëndron në pozitën e 11-të në tabelë në përpjekje për të siguruar mbijetesën.

Trajnerët Patrick Vieira dhe Pep Guardiola i kanë përgatitur formacionet që do të startojnë nga fillimi i takimit.

Formacioni startues i Crystal Palace: Guaita, Clyne, Andersen, Guehi, Mitchell, Koyate, Schlupp, Gallagher, Olise, Mateta, Zaha

Formacioni startues i Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Foden, Grealish.

/Telegrafi/