Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: City në kërkim të tri pikëve ndaj Watfordit

Manchester City është mysafir i Watfordit për ndeshjen e xhiros së 15-të në Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i kampionatit anglez ka regjistruar 12 fitore dhe dy barazime në 14 xhirot e mëparshme dhe është lider në tabelë.

Watfordi ndodhet në vend të 10 në tabelë me 20 pikë të arkëtuara, nga gjashtë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

City është favorit për të arkëtuar pikë të plota, në mënyrë që ta vazhdojnë kryesimin e kampionatit.

Trajnerët Javi Gracia dhe Pep Guardiola i kanë gati formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni startues i Watfordit: Foster, Holebas, Kabasele, Cathcart, Femenia, Doucoure, Hughes, Success, Chalobah, Pereyra, Deeney.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Kompany, Stones, Delph, Sane, Bernardo, Silva, Fernandinho, Mahrez, Jesus.

/Telegrafi/

Exit mobile version