Telegrafi

Formacionet startuese: City luan përballë Leicesterit

Manchester City është nikoqir i Leicester Cityn në Etihad Stadium, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Premier.

Nënkampioni anglez e ka zhvilluar vetëm një ndeshje dhe ka regjistruar fitore, ashtu që ka arkëtuar tri pikë.

Nga ana tjetër, Leicesteri numër gjashtë pikë nga dy fitore të arritura nga po aq ndeshje.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe Brendan Rodgers.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Garcia, Ake, Mendy, Rodrigo, Fernandinho (C), De Bruyne, Mahrez, Sterling, Foden.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel, Amartey, Evans, Soyuncu; Castagne, Mendy, Tielemans, Praet, Justin; Barnes, Vardy./Telegrafi/