Telegrafi

Formacionet startuese: City kërkon të rikthehet te fitorja në takimin ndaj Southamptonit

Manchester City është nikoqir i Southamptonit në sfidën e radhës në kuadër të Ligës Premier në përpjekje për të zgjatur primatin në raport me përcjellësit.

Citizens pësuan humbjen e parë pas një kohe të gjatë nga rivali lokal, Manchester United, ndaj të cilit kanë 11 pikë diferencë.

Fitorja është objektivi i skuadrës së Pep Guardiolas, derisa edhe të zgjedhurit e Ralph Hasenhuettl kanë nevojë për pikë në mënyrë që të shmangen sa më shumë nga zona e rrezikut.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, Mahrez, De Bruyne, Bernardo, Foden.

Formacioni startues i Southamptonit: McCarthy, Bednarek, Vestergaard, Stephens, Salisu, Bertrand, Djenepo, Ward-Prowse(c), Armstrong, Redmond, Adams.

/Telegrafi/