Në Groupama Stadium, Lyoni dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kryesore të Grupit F në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze ka regjistruar tri fitore dhe një humbje, dhe me nëntë pikë është në krye të grupit. Pikërisht ekipi francez ia ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë fazë.
Lyoni pozicionohet në vend të dytë në grup me gjashtë pikë, nga një fitore dhe tri barazime.
⚽️👀 @ChampionsLeague #LS19 #inSané @mancity @kylewalker2 pic.twitter.com/9jQ6c39sfu
— Leroy Sané (@leroy_sane) November 26, 2018
Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe Bruno Genesio.
Formacioni startues i Lyonit: Lopes, Denayer, Marcelo, Marçal, Rafael, N’Dombele, Aouar, Mendy, Fekir, Memphis, Cornet.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Stones, Laporte, Zinchenko, Fernandinho, Silva, Mahrez, Sane, Sterling, Aguero.
Hoffenheimi dhe Shakhtar Donetsku zhvillojnë ndeshjen tjetër të këtij grupi. /Telegrafi/