Telegrafi

Formacionet startuese: Chelsea kërkon kualifikimin në gjysmëfinale në sfidën ndaj Portos

Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, Chelsea dhe Porto zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Sevilla të Spanjës për shkak të kufizimit të udhëtimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Blutë e fituan me rezultat 2-0 ndeshjen e parë, në të cilën ishin në cilësinë e mysafirit, ashtu që janë në pozitë shumë të mirë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Sergio Conceicao i kanë përgatitur formacionet që do ta fillojnë këtë takim.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Havertz, Pulisic.

Formacioni startues i Portos: Marchesin; Manafa, Mbemba, Pepe, Zaidu; Sergio Oliveira, Uribe, Otavio, Grujic; Corona, Marega.

/Telegrafi/