Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Chelsea kërkon fitore në udhëtim te Bournemouthi

Chelsea është mysafir i Bournemouthit për ndeshjen e javës së 10-të në Ligën Premier.

Në nëntë xhirot e para, Blutë kanë regjistruar pesë fitore, një barazim dhe tri humbje, dhe aktualisht pozicionohen në vend të pestë në tabelë.

Bournemouthi është i parafundit në tabelë, me vetëm shtatë pikë të fituara në nëntë ndeshjet e para.

Chelsea është shumë prapa liderëve në tabelë, ashtu që do ta kërkojë me fitoren me çdo kusht.

Trajnerët Eddie Howe dhe Antonio Conte kanë nxjerrë në fushë formacionet e tyre më të mira.

Formacioni startues i Bournemouthit: Begovic; Francis, Ake, Cook; Smith, L. Cook, Surman, Daniels; Stanislas; Afobe, Defoe.

Formacioni startues i Chelseat: Courtois; Azpilicueta, Luiz, Rudiger; Zappacosta, Bakayoko, Fabregas, Alonso; Pedro, Morata, Hazard.

/Telegrafi/

Exit mobile version