Në Stamford Bridge zhvillohet sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Chelsea dhe Lille.
Skuadra angleze arriti në këtë fazë nga pozita e dytë në Grupin H, kurse ekipi francez e kryesoi Grupin G.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Jocelyn Gourvennec i kanë zgjedhur skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin.
Në bankën rezervë te ekipit francez ndodhet anësori i Kosovës, Edon Zhegrova.
Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Thiago Silva, Rudiger, Christensen; Azpilicueta, Kovacic, Kante, Marcos Alonso; Ziyech, Havertz, Pulisic.
Formacioni startues i Lille: Jardim; Celik, Fonte, Botman, Djalo; Renato Sanches, Andre, Xeka, Onana; Bamba, David.
/Telegrafi/