Telegrafi

Formacionet startuese: Chelsea dhe Porto në duelin e parë çerekfinal

Chelsea ka udhëtuar në Sevilla, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Për shkak të kufizimit të udhëtimeve si pasojë e situatës me coronavirus, të dyja sfidat ndërmjet këtyre skuadrave do të zhvillohen në Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan.

Kësaj radhe vendas janë portugezët, të cilët eliminuan Juventusin në të tetën e finales, kurse skuadra angleze triumfoi ndaj Atletico Madridit.

Trajnerët Sergio Conceicao dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur skuadrat startuese për këtë takim.

Formacioni startues i Portos: Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Zaidu; Grujic, Uribe, Otavio; Corona, Marega, Luis Diaz.

.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rüdiger; James, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Mount, Werner, Havertz.

/Telegrafi/