Në Signal Iduna Park zhvillohet ndeshja e javës së 23-të në Bundesliga ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Borussia Monchengladbachut.
BVB është në vend të dytë në tabelë me 46 pikë dhe ka për qëllim që të mbetet hije e Bayern Munichut në garën për titull.
Monchengladbachu pozicionohet në vend të 13-të në renditjen tabelare me 26 pikë, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut.
Trajnerët Marco Rose dhe Adolf Huetter i kanë zgjedhur lojtarët që do t’i inkuadrojnë në loë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Can, Hummels, Zagadou, Guerreiro; Dahoud, Bellingham; Hazard, Reus, Reyna; Malen.
Formacioni startues i Borussia Monchengladbachut: Sommer; Ginter, Friedrich, Elvedi; Lainer, Kone, Neuhaus, Bensebaini; Plea, Hofmann; Embolo.
/Telegrafi/