Bristol City dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës EFL që njihet edhe si Carabao Cup.
Në ndeshjen e parë në Etihad Stadium, të parët kaluan në epërsi lojtarët e ekipit që bën gara na Championship, me golin e Bobby Reid nga penalltia.
The @Carabao_Cup is here in the #lansdown Restaurant. ‘90’ minutes away from @wembleystadium ⚽️🏆 @ashtongatestad @bcfctweets #BristolCityFC pic.twitter.com/Fa2MfHF1QZ
— Ashton Gate Stadium (@ashtongatestad) January 23, 2018
Në minutat e para të gjysmës së dytë, Kevin De Bruyne e barazoi rezultatin pas asistimit nga Raheem Sterling. Dhe kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, Sergio Aguero e shënoi golin e fitores në minutat shtesë.
Në përballjen kthyese pritet që ekipi nikoqir të jetë mjaft i motivuar me mbështetjen e tifozëve në Ashton Gate Stadium.
Tick tock, tick tock… Just three hours to go! #bcfcvcity pic.twitter.com/gDRAjZzqMB
— Manchester City (@ManCity) January 23, 2018
Formacioni startues i Bristol Cityt: Steele, Bryan, Flint, Wright, Smith, Brownhill, Magnusson, Walsh, Reid, Paterson, Pack.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Bravo, Walker, Stones, Otamendi, Zinchenko, Fernandinho, Bernardo, Silva (C), De Bruyne, Sane, Aguero.
Ekipi që do të triumfojë me rezultat më të mirë nga të dyja ndeshjet, do të kualifikohet finale të EFL Cup.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat. Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat 0-0. /Telegrafi/