Telegrafi

Formacionet startuese: Betisi dhe Atletico në sfidën direkte për top-katërshe

Atletico Madridi është mysafir i Real Betisit në Estadio Benito Villamarin, ku zhvillohet ndeshja e javës së 27-të në La Liga.

Këto skuadra ndajnë pozitat katër dhe pesë në renditjen tabelare me një pikë dallim, ashtu që janë në përballje direkte për top-katërshe.

Trajnerët Manuel Pellegrini dhe Diego Simeone i kanë zgjedhur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Real Betisit: Bravo; Guardado, Bartra, Víctor Ruiz, Sabaly; William Carvalho, Paul; Joaquin, Fekir, Ruibal; Borja Iglesias.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Vrsaljko, Gimenez, Felipe, Reinildo, Renan Lodi; Hector Herrera, De Paul, Marcos Llorente; Correa, Joao Felix.

/Telegrafi/