Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Bayerni me trajnerin e ri i dëshiron pikët e plota ndaj Celticut

Bayern Munichu është nikoqir i Celticut në Allianz Arena për ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët fituan bindshëm (3-0) kundër Anderlechtit në xhiron e parë, mirëpo me të njëjtin rezultat pësuan nga Paris Saint Germaini në xhiron e dytë.

Kjo humbje i kushtoi me punë trajnerit Carlo Ancelotti, i cili u shkarkua dhe në vend të tij u angazhua Jupp Heynckes.

Ky do të jetë takimi i parë i 72-vjeçarit në rikthimin e tij në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Bayernit.

Nga ana tjetër, skuadra e Brendan Rodgers pësoi humbje të thellë nga PSG (5-0) në takimin e parë, ndërsa fitoi tri pikë kundër Anderlechtit në fitoren prej 3-0 në xhiron e dytë.

Njëmbëdhjetëshi startues i Bayern Munichut: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Rudy, Thiago; Robben, Muiller, Coman; Lewandowski.

Njëmbëdhjetëshi startues i Celticut: Gordon; Lustig, Boyata, Gamboa, Tierney; Ntcham, Brown, Armstrong; Roberts, Griffiths, Sinclair.

Takimi tjetër i Grupit B zhvillohet ndërmjet Anderlechtit dhe Paris Saint Germainit. /Telegrafi/

Exit mobile version