Telegrafi

Formacionet startuese: Bayerni në kërkim të fitores ndaj Olympiacosit

Bayern Munichu është mysafir i Olympiacosit në ndeshjen e tretë grupore në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët numërojnë dy fitore nga dy ndeshjet e para në Grupin B dhe janë në krye, ndërkohë që skuadra greke ka vetëm një pikë, nga një barazim dhe një humbje.

Do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Pedro Martins dhe Niko Kovac.

Formacioni startues i Olympiacosit: Jose Sa; Elabdellaoui, Ruben Semedo, Meriah, Tsimikas; Guilherme; Podence, Bouchalakis, Camara, Masouras; El Arabi.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Javi Martinez, Lucas Hernandez, Alaba; Thiago, Kimmich; Gnabry, Coutinho, Muller; Lewandowski.

Përballja tjetër e Grupit B zhvillohet në Londër ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Crvena Zvezda. /Telegrafi/