Telegrafi

Formacionet startuese: Bayerni luan për fitoren e tretë grupore ndaj Benficas

Bayern Munichu është mysafir i Benficas në Estadio da Luz për sfidën e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët i kanë fituar dy ndeshjet e para dhe janë liderë me gjashtë pikë, ndërsa janë në kërkim të triumfit të tretë.

Në anën tjetër, skuadra portugeze ka regjistruar një fitore dhe një barazim dhe qëndron në vend të dytë me katër pikë të arkëtuara.

Strategët Jorge Jesus dhe Julian Nagelsmann i kanë gatit taktikat e tyre për këtë ndeshje të Grupit E.

Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Verissimo, Otamendi, Verthongen; Andre Almeida, Weigl, Joao Mario, Grimaldo; Darwin Nunez, Yaremchuk, Rafa Silva.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Lucas Hernández; Kimmich, Sabitzer; Coman, Muller, Sane; Lewandowski.

/Telegrafi/