Telegrafi

Formacionet startuese: Bayerni favorit ndaj Besiktasit

Bayern Munichu është nikoqir i Besiktasit në Allianz Arena për ta zhvilluar ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Natyrisht se bavarezët konsiderohen favoritë për të triumfuar në këtë përballje kur kihet parasysh se luajnë para tifozëve të vet dhe do të përpiqen të nxjerrin rezultat sa më të mirë para ndeshjes së kthimit.

Nga ana tjetër, skuadra turke do të tentojë të shënojë gola, në mënyrë që kur të luajë në shtëpi të përpiqet të kualifikohet në çerekfinale.

Kjo sfidë do të vë përballë edhe taktikat e dy trajnerëve, Jupp Heynckes dhe Senol Gunes.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich, Hummels, Martinez, Lewandowski, James, Boateng, Vidal, Muller, Alaba, Coman, Kimmich.

Formacioni startues i Besiktasit: Fabri, Adriano, Pepe, Vida, Caner, Atiba, Medel, Talisca, Babel, Quaresma, Love.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 14 mars në stadiumin Vodafone Arena. /Telegrafi/