Telegrafi

Formacionet startuese: Barca dhe Valencia zhvillojnë derbin e javës në La Liga

Barcelona është nikoqir i Valencias për ndeshjen e xhiros së 32-të në La Liga.

Blaugranët duhet të këndellen pas eliminimit shokues nga Roma në Ligën e Kampionëve dhe të ruajë distancën në kampionatin spanjoll.

Katalunasit kanë 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të sezonit.

Valencia është në vend të tretë në tabelë (65 pikë), me një pikë më shumë se Real Madridi që ndodhet një pozitë më poshtë.

Në vend të pestë është Real Betisi (52 pikë), por Los Che nuk e rrezikojnë Ligën e Kampionëve pasi kanë diferencë të madhe pikësh.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Marcelino Garcia i kanë gati formacionet e tyre për këtë duel të kampionatit spanjoll.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; S. Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Coutinho, Paulinho, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez.

Formacioni startues i Valencias: Neto, Gaya, Gabriel, Garay, Vezo, Guedes, Kondogbia, Parejo, Soler, Santi Mina, Rodrigo.

/Telegrafi/