Telegrafi

Formacionet startuese: Atletico dhe Sociedadi luajnë për pozitat e para në renditje

Atletico Madridi është nikoqir i Real Sociedadit në Estadio Wanda Metropolitano për ndeshjen e javës së dhjetë në La Liga.

Los Rojiblancos i kanë zhvilluar vetëm tetë takime deri më tani dhe kanë arkëtuar 17 pikë, nga pesë fitore, dy barazime dhe një humbje.

Sociedadi në anën tjetër ka pasur një fillim fantastik të sezonit me gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje, ashtu që ka grumbulluar njëzet pikë.

Trajnerët Diego Simeone dhe Imanol Alguacil i kanë përgatitur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Hermoso, Felipe, Renan Lodi; De Paul, Koke, Lemar; Joao Felix, Griezmann, Luis Suarez.

Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro, Zaldua, Elustondo, Le Normand, Gorosabel, Guevara, Zubeldia, Merino, Silva, Isaak, Sorloth.

/Telegrafi/