Telegrafi

Formacionet startuese: Arsenali synon fitoren ndaj Watfordit

Arsenali është mysafir i Watfordit në ndeshjen e javës së pestë në kampionatin anglez.

Topçinjtë kanë regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e parë dhe synojnë suksesin e radhës.

Watfordi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke qenë se ka regjistruar një barazim dhe tri humbje.

Trajnerët Quique Sanchez Flores dhe Unai Emery i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim të Ligës Premier.

Formacioni startues i Watfordit: Foster, Femenia, Dawson, Kabasele, Holebas, Doucoure, Capoue, Hughes, Cleverley, Deulofeu, Gray.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Maitland-Niles, Sokratis, Luiz, Kolasinac, Ceballos, Guendouzi, Xhaka, Ozil, Aubameyang, Pepe.

/Telegrafi/