Arsenali është mysafir i Swansea Cityt për ndeshjen e xhiros së 25-të të Ligës Premier.
Topçinjtë mbajnë vendin e gjashtë në tabelë me 42 pikë, nga 12 fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje.
Swansea është skuadra e fundit në tabelë me 20 pikë të arkëtuara nga pesë fitore, pesë barazime dhe 14 humbje.
Focused and ready for #SCFCvAFC 🔴 pic.twitter.com/Hz4YpeSO62
— Arsenal (@Arsenal) January 30, 2018
Të zgjedhurit e Carlos Carvalhal do të përpiqen të nxjerrin pikë në përpjekje për t’iu shmangur rënies nga liga.
Mirëpo, edhe ekipi i Arsene Wenger dëshiron pikë të plota, pasi është pesë pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve.
Formacioni startues i Swansea Cityt: Fabianski, Naughton, Van der Hoorn, Fernandez, Mawson, Olsson, Dyer, Fer, Ki, Clucas, Ayew.
Formacioni startues i Arsenalit: Cech, Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal, Elneny, Xhaka, Ramsey, Iwobi, Ozil, Lacazette.
/Telegrafi/