Telegrafi

Formacionet startuese: Arsenali favorit ndaj Vorsklas

Arsenali është nikoqir i skuadrës së Vorsklas për ndeshjen e parë grupore të Europa League.

Ndeshja e vlefshme për Grupin E zhvillohet në Emirates Stadium, ndërsa Topçinjtë janë favoritë për të arkëtuar pikë të plota.

Trajneri i skuadrës angleze, Unai Emery, pritet të zhvillojë lojë ofensive në mënyrë që fitorja të jetë sa më bindëse.

Ekipi ukrainas do të përpiqet që t’i shkaktojë telashe kundërshtarit në përpjekje për të nxjerrë së paku një pikë.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Lichtsteiner, Holding, Sokratis, Monreal, Elneny, Torreira, Mkhitaryan, Iwobi, Welbeck, Aubameyang.

Formacioni startues i Vorsklas: Shust, Perduta, Dallku, Chesnakov, Artur, Rebenok, Sharpar, Kravchenko, Kobakhidze, Kulach, Kolomoets.

Takimi tjetër i këtij grupi zhvillohet ndërmjet Sporting CP dhe Qarabag FK. /Telegrafi/