Southamptoni dhe Arsenali zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 31-të në kampionatin anglez të futbollit.
Topçinjtë janë në vend të 11-të në tabelë dhe zona evropiane është shumë larg, prandaj do të tentojnë që së paku ta mbyllin në mënyrën më të mirë këtë fundsezoni.
Nga ana tjetër, Southamptoni është vetëm tri pikë prapa Arsenalit dhe është larg zonës së rrezikut.
Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Ralph Hasenhuettl dhe Mikel Arteta.
Formacioni startues i Southamptonit: McCarthy, Valery, Stephens, Bednarek, Bertrand, Armstrong, Ward-Prowse, Hojbjerg, Obafemi, Redmond, Ings.
Formacioni startues i Arsenalit: Martinez, Bellerin, Mustafi, Holding, Tierney, Pepe, Ceballos, Xhaka, Saka, Nketiah, Aubameyang.
/Telegrafi/