Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Arsenal – Tottenham, rikthehet Mustafi

Arsenal do të mundohet t’i rikthehet fitoreve në Ligën Premier.

Gunners para shikuesve të vetë do të presin skuadrën londineze të Tottenham Hotspurs.

Kjo e fundit nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Arsenalit, ku ka katër barazime dhe dy fitore.

Trajnerët e te dyja skuadrave tashmë kanë publikuar formacionet e ekipeve shartuese.

Santi Cazorla dhe Olivier Giroud nuk do të luajnë te vendasit, ndërsa mysafirët nuk do ta kenë ndihmën e Erik Lamelas.

Te Topçinjtë vlen të theksohet se pas një kohë të gjatë i është rikthyer edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi. /Telegrafi/

Arsenal: Cech, Koscielny, Mustafi, Monreal, Bellerin, Ramsey, Xhaka, Kolasinac, Ozil, Sanchez, Lacazette

Tottenham: Lloris (C), Trippier, Dier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dembele, Sissoko, Eriksen, Dele, Kane

Exit mobile version